fbpx

Amerika qëllimisht shkaktoi shpërthimin e Ebola?

 

SHBA-ja qëllimisht ka shkaktuar shpërthimin e Ebola-s në Afrikën Perëndimore, nga e cila u vranë më shumë se tre mijë njerëz, në mënyrë që ushtria amerikane të testojë armën e fundit biologjike, shkruan gazetat më të mëdha në Liberi.
Cyril Broderick, profesor i biokimisë në Universitetin Shtetëror të Delaware, i cili është autori i testit, argumenton se komploti ka përfshirë Institutin e Mjekësisë së ushtrisë amerikane për hulumtimin e sëmundjeve infektive, të njohur për kërkimet e armës-biologjike, qendrën amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve, organizatën ndërkombëtare, “Mjekët pa Kufij”, kompaninë farmaceutike, “Tekmir” dhe spitalin shtetëror të qytetit Kenema të Siera Leones, “Glasko Smith Kline”.

Broderick thekson se epidemia Ebola ka shpërthyer disa javë pasi në media u raportua se Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara po financon hulumtime rreth virusit Ebola, të cilat po kryhen te njerëzit e shëndetshëm, transmeton Telegrafi.

“Departamenti i Mbrojtjes i dha 140 milionë dollarë kompanisë kanadeze “Tekmir” për të kryer kërkimet, të cilat filluan në janar të vitit 2014. Konsistonte në faktin se një virus vdekjeprurës u injektua te njerëzit e shëndetshëm, në mënyrë që të zhvillohet një vaksinë”, thotë Broderick.

Një muaj më vonë u shpall epidemia e quajtur, Ebola, ndërsa kompania farmaceutike, “Tekmir”, menjëherë ofroi vaksinat, të cilat nuk u testuan mjaftueshëm.

“Duhet të theksohet se pikërisht kjo vaksinë, si çdo tjetër, është një formë e armës biologjike”, ka thënë Broderick, duke shtuar se është interesante se në Kenema, e cila u gjend në qendër të epidemisë, qeveria amerikane ka një laborator për kërkime të viruseve, me qëllim të krijimit të armës biologjike. /Telegrafi

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close