Barazim në derbin City – Roma

Manchester City nuk ka arritur të nxjerr më shumë se një pikë në përballje me Romën në Etihad.

Skuadra angleze barazoi 1:1 kundër italianëve, duke treguar edhe njëherë se u mungon përvoja në Champions. Sergio Aguero (4’p) kaloi vendasit në epërsi në këtë sfidë, para se Francesco Totti (23’) me një gol të bukur të barazonte shifrat.

Fitore minimale, por shumë të rëndësishmë në udhëtim, shënoi Chelsea që mposhti 1:0 Sporting Lisbonën.

Nemanja Matiq realizoi golin e vetëm të londinezëve në këtë sfidë (34’) pas asistimit nga Fabregas.

Në ndeshjet tjera, BATE befasoi Athletic Bilbaon duke e mposhtur 2:1, teksa Maribori i Agim Ibraimi barazoi 1:1 në udhëtim kundër Schalkes.

Lajme të ngjashme

Back to top button