Rëndësia e përkëdheljeve

Është një mënyrë shume e rëndësishme, qe askush nuk duhet ta harroj sepse dhuron një ndjesi te veçante dhe ndihmon çiftin për te qene me te afërt.
Lëkura është e pasur me receptorë dhe për ketë arsye, kur përkëdhelet fal ndjenje kënaqësie. Por nuk duhet lënë pas dore edhe kur behet fjale për te rritur përkëdheljet mbi te gjitha ne çift janë një mënyrë për tu afruar me shume dhe për te mbajtur një kontakt me te gjalle. Sigurisht ka mënyra te ndryshme për te prekur sipas asaj qe dëshironi te ngjallni dhe përkëdheljet intime janë ato qe partneret ruajnë ne intimitetin e tyre, një afrodiziak i fuqishëm dhe nëse e bëni ne mënyrën e duhur, luajnë një rol shume te rëndësishëm.

Një masazh intim

Te prekesh tjetrin ne zona te caktuara te trupit dhe me intensitet te ndryshëm mund te fal kënaqësi dhe eksitim, ne krahasim me masazhet, përkëdheljet intime përqendrohen ne zonë te trupit te caktuara dhe nga një prekje e veçante. Çdo person ka zonat e veta te ashtuquajtura me erogjene se te tjerat, dhe për te kuptuar si mund te provokoni kënaqësi gjeja ideale është te filloni te rreshkini dore ngadalë dhe me delikatese, te prekni lëkurën dhe te ndaloni tek buzët, tek qafa, veshët dhe ne brendësi te kofshëve.

Perse janë te rëndësishme?

Po perse ne çift përkëdheljet intime janë te rëndësishme? Fillimisht kur prekim prodhohet endorfina e cila dhuron kënaqësi dhe qetësi, me pas shpërthen oksitocina qe është dhe hormoni i dëshirës. Për me tepër është një mënyrë për te luajtur me njeri tjetrin. Përkëdheljet janë një forme komunikimi qe tek çiftet e reja ka nevoje te praktohen. Kjo forme “përkushtimi” nuk duhet te harrohet kurrë pasi është një instrument i fuqishëm për jetën ne çift.

Lajme të ngjashme

Back to top button