Uji më i lashtë se Dielli

Trashëgimia e ujit të Tokës na jep shpresë për jetën në planetët tjera, konstaton profesori i Universitetit Exeter për Fizikë e Astronomi, Tim Harries.

Sipas tij ‘gjurmët e ujit të gjetura në Tokë dëshmojnë se kjo substancë kimike është më e vjetër se Dielli. Kjo jep shpresë se ujë ka në planetet që rrotullohen rreth yjeve tjera’.

Qëllimi i studimit ishte përpjekja për zbulimin e origjinës së ujit në Tokë përmes depozitimeve të tij në planetin tonë gjatë formimit të Tokës.

Ekipi i ekspertëve ndërkombëtarë beson se ‘uji është krijuar nga atmosfera para formimit të yllit dhe gjasat janë të mëdha se e njejta ka ndodhur edhe me planetet e galaksive tjera’.

“Kjo gjetje është e rëndësishme për përpjekjet tona që të zbulojmë nëse jeta ekziston edhe në planetet e tjera”, thotë Harries.

Sipas tij duke identifikuar trashëgimin e lashtë të ujit në Tokë ne mund të shohim se si është krijuar sistemi diellor, por ndoshta edhe mënyrën se si janë formuar galaktikat tjera.

Duket se uji është krijuar nga atmosfera nga e cila është krijuar më pas Dielli, prandaj shkencëtarët shtrojnë pyetjen ‘a mund të ndodhë se e njejta ka ndodhur edhe me planetet e tjera jashtë sistemit diellor.

Lajme të ngjashme

Back to top button