Reali dhe Chelsea makineri për gola

Dy gjigantët evropianë, Real Madridi dhe Chelsea janë duke kryesuar sa i përket golave në Evropë duke kryesuar me 3 gola për ndeshje.

Transferimi i Chelseas, Diego Costa është njeriu më meritor për këtë rezultat pasiqë ai ka arritur që të shpërthejë menjëherë në fillim të sezonit, ndërsa tek Real Madridi Cristiano Ronaldo është duke kaluar nëpër një formë të mrekullueshme.

Real Madridi kryeson në këto rezultate dhe ka një rezultat prej 3,33 gola për një ndeshje. Njeriu më meritor për këtë rezultat është padyshim, Cristiano Ronaldo.

Ndërsa përkundër gjigantëve Spanjoll, skuadra e Mourinhos ka një rezultat prej 3,17 gola në ndeshje, teksa njeriu më meritor për këtë është Diego Costa.

Në anën tjetër, Barcelona gjendet në vendin e tretë me një rezultat prej 2,83 gola për ndeshje.

Lajme të ngjashme

Back to top button