fbpx

Kosovë: Politikë e keqe, varfëri dhe emigracion i lartë

Papunësia e lartë dhe varfëria shkakton emigrimin masiv të njerëzve nga Kosova.

UNDP ka publikuar raportin e saj vjetor “Zhvillimi Njerëzor në Kosovë për vitin 2014”.

Shefi i UNDP-së së Kosovës, Andrew Russell është shprehur se politikat jo të mira që ndiqen nga shteti, ka bërë që papunësia të jetë e lartë në vend, raporton Express.

“Historia e zhvillimit të institucioneve në Kosovë ka ndikuar që të mos implementohen politika të mira për punësim”, është shprehur Russell.

Ndërsa, Marcus Baechler, drejtor i zyrës zvicerane për zhvillim, ka thënë se remitancat përbëjnë një përqindje të madhe të zhvillimit të Kosovës.

Sipas statistikave zyrtare të vitit 2011-të, 380 mijë shtetas të Kosovës jetonin jashtë vendit.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close