Berisha: Ristani s’ka qënë në burg, Rama hakmarrës

Një vëmëndje të madhe ka marrë edhe nga Sali Berisha, incidenti që ndodhi mes kryeministrit Rama me Arben Ristanin.

Me anë të një shkrimi të radhës të postuar në rrjetin social Facebook, Berisha citon se Rama ka fyer rëndë Ristanin, por ai është përmbajtur.

“Të dashur miq, dje u zhvillua takimi i radhës i dialogut të nivelit të lartë për integrimin europian, me praninë e komisionerit Fule. PD, ndonëse nuk është në Parlament, por bazuar në qëndrimin e saj të shpallur për mbështetjen pa kushte të integrimit të vendit në BE, vendosi të marrë pjesë në këtë takim në interesin më të mirë të vendit.

Por Edi Rama është futur në takim terësisht i çekulibruar dhe është përpjekur me sjelljen e tij të prishë me çdo kusht takimin.

Kështu, në kohën që deputetet e PD po flisnin për praninë e kriminelëve dhe vrasësve në Parlament, Rama, si mbrojtje e tyre, i thoshte Fules në mënyrë të përsëritur dhe duke mashtruar se këtu në tryezë kemi deputetë të opozitës që kanë bërë burg.

Shtoj këtu se kjo është trillim i një mëndje të sëmurë dhe hakmarrëse si e Edi Ramës. E vërteta është se Ristani nuk ka vuajtur dënim në burg. Ai vite më parë është emëruar këshilltar i Presidentit Mojsiu dhe nga ky i fundit dhe Fatmir Xhafa ministër Drejtësie është emëruar drejtor i Shkollës së Magjistraturës, anëtar i KQZ dhe është pranuar nga Edi Rama dhe votuar me konsensus si kryetar i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Përsëri Ristani, që shquhet për edukatën e tij, është vetpërmbajtur dhe ka marrë fjalën për të paraqitur situatën e kriminalitetit në Shqipëri. Rama i ka prerë fjalën duke e pyetur sa sa gota ka pirë, dhe këtu ka detyruar deputetin Arben Ristani ti drejtohet Fules duke i thënë se këtu dialog nuk ka, sepse edhe këtu kryeministri fyen dhe po sillet si rrugaç.

Ndërkohë Rama hap si gorillë gojen, bëri të broftë në këmb per t’ju vërsulur Ristanit i gatshëm për të përsëritur skandalin e Vjenës dhe të Padamit por nuk e lejuan.

Kjo është e vërteta e skandalit të turpshëm psikopatik të Edi Ramës në një takim ndërkombëtar, të cilën perpiqet ta mohojë me deklaraten e manarit të tij Fuga si dëshmitar i rremë!!”, shkruan Berisha. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button