Adrian Gaxha lavdëron Morena Tarakun!

Këngëtari i njohur Adrian Gaxha nuk ka kursyer fjalët e mira për kolegen e vet, këngëtaren e modelen e njohur Morena Taraku. E si duket jo vetëm masa mendon që Morena është njëra ndër më të bukurat e skenës sonë,, edhe kolegu i saj Adrian Gaxha e ndan të njëjtin mendim. Këtë Gaxha e ka bërë të ditur në faqen e tij zyrtare në Twitter, ku ka lënë një mbishkrim drejtuar Morenës.

“She’s classy fabulous debil”, (Ajo ka klas dhe është e mahnitshme), shkruan Gaxha, karshi fotos ku shihen dy emrat e njohur të estradës sonë bashkë. E kjo foto duket se është pëlqyer shumë edhe nga fansat pasi që ka arritur të mbledh shumë ‘Like’ dhe shumë komente pozitive drejtuar tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button