fbpx

Shkupi dhe përsëri Shkupi

Ekipi I FC Shkupi e ka vazhduar edhe pas tetë xhirove serinë e fitoreve pa disfatë, kësaj radhë ne shtëpi të saj duke e mundur Makedonija Gj.P., me rezultat minimal 1:0, por që e ka forcuar Shkupin në kreun e tabelës me sukses të plot që ka grumbulluar 24 pikë.
Ndeshja nuk ishte shumë dinamike, ndërsa nikoqirët edhe pse gjatë gjithë kohës sulmonin, nuk arritën të shënojnë derin ë minutën e 62’, kur me një goditje të fortë dhe precise shënoi për fitore të merituar të shkupjanëve.
Në ndeshjen derbi, ku u takuan dy ekipet shqiptare, Vëllazërimi dhe Gostivari nuk kishte fitues, pasi dy ekipet ndanë pikët duke shënuar nga nëj gol në të dy rrjetet.
Nikoqirët të parët kishin kaluar në epërsi që në minutën e 12-të, me autogol të Demirit, ndërsa Zejdan Alili ka barazuar për Gostivarin. Vëllazërimi kishte mundësinë që të ketë epërsi 2:0, por nga pika e bardhë kishte goditur vetëm transversalen Landi Kadriu.

Edhe skuadra e Dritës me trajnerin e ri Halim Hodai ka marrë një pikë shumë të madhe në udhëtimin ë Gjevgjeli, ku kanë luajtur ndaj Kozhuvit. Kjo ndeshje ka përfunduar pa asnjë gol të shënuar.
Napredoku ka shënuar fitore me shumë vlerë në Shkup ndaj Euromilkut, ndërsa për kërçovarët kanë shënuar Lamallari, Çelleshoski dhe Nebiu. Në ndehsjet tjera Mlladost CD si nikoqire e ka mundur “Skopjen 2:0 dhe është ngjitur në pozitën e 3-të me pikë të barabarta me Vëllazërimin. / Portalb /

Rezultatet e xhiros së 8-të:
Shkupi – Makedonija Gj.P. 1:0
Vëllazërimi – Gostivari 1:1
Kozhuvi – Drita 0:0
Euromilku – Napredoku 2:3
Mlladost CD – Skopje 2:0

Tabela

 

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close