Ademi: PDSH nuk i shërben interesave kombëtare, emërimi i Flora Kadriut në KS jo legjitim

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi, formimin e  Këshillit të Sigurimin nga ana e Presidentit të Shtetit, Ivanov dhe përbërjen e re të këtij Këshilli e ka vlerësuar si shfaqje teatrale duke emëruar njerëz që nuk kanë legjitimitet dhe as janë kompetent.

“Me këtë vendim doli në shesh Marrëveshja për koalicion dhe përkrahjen e kandidatit jo-konsensual. Kjo u realizua me vonesë, prandaj incidenti i inskenuar në Parlament nga PDSH-ja ishte me qëllim që të bëj presion që kjo edhe të realizohet.  Jemi të bindur që PDSH pas kësaj do të kthehet në Parlament, sepse realizoi qëllimin e saj dhe dëshmon që nuk u shërben interesave kombëtare, por atyre partiake dhe grupore. Kujtojmë Gjorge  Ivanovin se situata e sigurisë nuk është shfaqje teatrale dhe serial spanjoll që të emërojë njerëz pa legjitimitet dhe jo kompetent. Vardisja e ulët e Flora Kadriut në fushatën zgjedhore u tregua se ishte për qëllimepersonale”, deklaroi Abdilaqim Ademi, BDI, transmeton Alsat.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Azgje nuk mund tè bèhet me ate post. Por lereni edhe tè tjerèt tè hanè pak bukè.
    Sa egoista qè jeni dhe kopraca. Krwjr e keni punèt te oaret ,E aspak pèr MILET.

  2. Azgje nuk mund tè bèhet me ate post. Por lereni edhe tè tjerèt tè hanè pak bukè.
    Sa egoista qè jeni dhe kopraca. Krejt i keni punèt te paret ,E aspak pèr MILET.

Back to top button