Maqedoni, ata që kanë vërejtje ndaj teksteve mediale tani mund të ankohen

Sot zyrtarisht para opinionit Këshilli për Etikë në Media(KEM) prezantoi trupin e saj Komisionin për Ankesa (KA) i cili do të shqyrtojë ankesat e qytetarëve ndaj teksteve gazetareske. Të gjithë ata që ndjehen se ndonjë medium në Maqedoni ka trajtuar në mënyrë jo-profesionale ndonjë çështje, mund ti shkruajnë Komisionit dhe ai në afat prej 1 muaji nga pranimi i ankesës do të vendos nëse mediumi në fjalë ka bërë shkelje të Kodit të gazetarëve të Maqedonisë.

KA do të bëjë ndërmjetësim në mes të qytetarëve dhe mediumit përkatës në rast shkeljeje, dhe kjo, sipas organizatorëve është një mundësi e mirë që të ulet numri i padive gjyqësore ndaj gazetarëve.

“Komisioni i ankesave do të jetë edhe një shtytje e procesit të vetërregullimit në sferën mediave, me çka kontribuon në zvogëlimin e intervenimeve ligjore dhe proceseve gjyqësore mes palëve dhe mediave. Komisioni do të jetë para se gjithash, në shërbim të qytetarëve të cilët do të ndihen të prekur nga ndonjë tekst gazetaresk apo kontribut audio-vizual të RTV-ve, me mundësi të ndërmjetësimit dhe publikimit të demantit apo kërkim-faljes nga medium i caktuar”, tha kryetari i këtij Komisioni gazetari Mirçe Adamçevski.

Nënkryetari i Komisionit Bekim Ajdini nënvizoi se puna e Komisionit bazohet në praktikat e verifikuara ndërkombëtare që kontribuojnë në vetërregullimin medial si dhe zvogëlimit të numrit të padive gjyqësore ndaj gazetarëve dhe mediave.

”Në thelb, Komisioni respektivisht sekretariati, do të veprojë në ndërmjetësim mes individëve të prekur dhe mediave dhe do të ndikojë në zvogëlimin e proceseve gjyqësore”, tha Ajdini.

Së shpejti do të jetë publik dhe uebsajti i Këshillit të Etikës ndërsa qytetarët ankesat e tyre mund ti dërgojnë vetëm në mënyrë të shkruar në emailin [email protected] /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button