Memorandum bashkëpunim midis Ministrisë së Mjedisit dhe USHT-së

Sot, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi dhe rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës Vullnet Ameti, nënshkruan Memorandum për bashkëpunim, me qëllim që të thellohet bashkëpunimi midis dy institucioneve në sferën e mbrojtjes së mjedisit jetësor.

Ministri Izairi potencoi se avancimi i marrëdhënieve  partneriale në mes të dy institucioneve do të jetë në drejtim të organizimit të aktiviteteve të përbashkëta, shkëmbimit të informatave relevante, përvojave ekzistuese dhe të reja, ndihmës reciproke  me këshilla profesionale, si dhe në drejtim të bashkëpunimit në hartimin e strategjive dhe projekteve të përbashkëta për mbrojtjen e mjedisit jetësor me qëllim të krijimit  të një mjedisi jetësor  të qëndrueshëm.

– Në këtë mënyrë presim avancimin e përvojave dhe përforcimin e kapaciteteve të të dyja palëve, gjë që do të rezultojë me përmirësimin e gjendjeve në mjedisin jetësor – theksoi Izairi në fjalimin e tij.

Nënshkrimi i Memorandumit nënkupton edhe përfshirjen e njohurive profesionale të ekspertëve të Universitetit Shtetëror të Tetovës në përpunimin e dokumentacionit të nevojshëm të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa njëherësh  Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor obligohet  që ta përfshijë kuadrin  e Universitetit në vlerësimin e projekte të ndryshme në kuadër të Ministrisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button