SHGM reagon ndaj vendimit të Gjykatës së apelit për gazetën Fokus

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë me shqetësim konstaton se vendimi i Gjykatës së apelit, me të cilën konfirmon vendimin e Gjykatës themelore Shkup II në rastin e drejtorit të Drejtorisë për zbulim dhe kundërzbulim Sasho Mijallkov kundër redaktorit dhe gazetarit të Fokusit, Jadranka Kostova dhe Vlado Apostollov është në kundërshtim me Ligjin për përgjegjësinë qytetare për shpifje dhe ofendim dhe praktikën e Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut.

SHGM vlerëson se vendimi i gjykatësve Lidija Dimçevska, Stanka Zafirovska dhe Enver Bexheti seriozisht shkel lirinë e shprehjes dhe dekurajon gazetarët të hetojnë keqpërdorimet eventuale të pushtetit. Kompenzimet e shqiptuara për dëmin jomaterial janë shumë të larta dhe joproporcionale me standardin e gazetarëve të Maqedonisë.

“Gjykata vendos një praktikë të papranueshme që gazetarët të dënohen për shpifje për transmetimin e deklaratave. Nëse gazetarët i provojnë faktet e çdo deklarate, ashtu siç kërkon gjykata, atëherë pjesa më e madhe e deklaratave të personave publik nuk duhet të publikohen.

Për ne është e paqartë pse gjykata kur ka vendosur për lëndën nuk ka marrë parasush faktin se paditësi Mijallokov nuk e ka shfrytëzuar mundësinë t’u përgjigjet akuzava të bëra nga ish ambasadori I Maqedonisë në Çeki, Igor Ilievski.

Apsurd është pohimi i gjykatës se deklarata e Ilievskit kundër Mijallokovit nuk është çështje me interes publik sepse nuk ka të bëjë më nënyrën se si ai ushtron funksionin. Ilievski në tekstin e botuar akuzon drejtorin e DZK për keqpërdorimin e detyrës zyrtare, që është çështje me interes të lartë publik.

I çuditshëm është konstatimi se deklarata e ish ambasadorit nuk mund të trajtohet si burim serioz. Nëse kjo është kështu, atëherë opinion ka të drejtë të dijë se si Ilievski është emëruar për ambasador.

Me këtë proces gjyqësorë drejtori i DZK Sasho Mijallkov injoron rekomandimin e Fren La Ru, raportuesin special të Kombeve të Bashkuara për përparimin dhe mbrojtjen e të drejtës për lirinë e mendimit dhe të shprehjes, i cili në raportin e fundit për Maqedoninë rekomandon që funksionarët shtetërorë dhe kreu politik të përmbahet dhe të mos bëjë padi kundër gazetarëve”, thuhet në reagimin e SHGM-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button