Së shpejti vendimi i Strasburgut mbi padinë e parashtruar të Velija Ramkovskit

Gjykata për të drejtat e njeriut në Strasburg  për një muaj Qeverisë së Maqedonisë do t’ia dorëzojë vendimin mbi padinë kundër shtetit që i kanë parashtruar pronari i Tv A1 Velija Ramkovski, ipeshkvi Jovan nga Arqipeshkvia Ortodokse e Ohrit dhe qytetari i parë i lustruar në Maqedoni, ish kryetari i Gjykatës Kushtetues e, Trendafil Ivanovski, mëson Plusinfo.

Sipas burimeve të portalit, te pushtetarët në Shkup është paraqitur nervozë e madhe lidhur me këto raste, është marrë vesh se dy prej këtyre aktvendimeve do të jenë pozitive për paditësit. Vendimet e Gjykatës së Strasburgut janë të obligueshme për qeverinë në Shkup.

Pronari i Tv A1 Velija Ramkovski, u dënua me 13 vite burgim, paditi shtetin për vazhdimin e kundërligjshëm të masës së arrestit me burg. Ndërsa, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Trendafil Ivanovski, ngriti padinë për shkak të shkeljeve në procedurën për shpalljen e tij bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete.

Lajme të ngjashme

Back to top button