Rama në “Hard Talk”: Drejtësi për “21 janarin”

Gjykim te drejtë për 21 janarin e lufte korrupsionit, ka premtuar Edi Rama me ardhjen e socialisteve në pushtet.

I ftuar në emisionin “Hard Talk” në BBC, kryeministri i zgjedhur ka komentuar 21 janarin si ngjarje të tmerrshme.

“Vendimi për 21 janarin ishte i tmerrshëm. Mendoj që këto ngjarje s’do harrohen kurrë dhe them se nuk mund të gjykohen më me mënyrën e vjetër, pra atë të transformimit të fakteve. Do bëjmë gjithçka që mundemi për një proces të drejtë dhe të pavarur. Kjo ka të bëjë me drejtësinë, Berisha ka pasur përgjegjësinë e tij për ngjarjen. Gjyqi për 21 janarin duhet të vazhdojë”.

I pyetur nga gazetarja Sara Montague për korrupsionin, konkretisht për mënyrën si do ta luftojë qeveria e re pastrimin e parave, Rama premton se ka gjetur tashme mënyrën për ta bërë këtë reformë me një plan konkret, duke hequr dorë nga retorika e akuzave të ndërsjella ndërmjet politikaneve.

“Unë besoj se ka korrupsion, ka një sistem të korruptuar, por lufta kundër tij mund të bëhet me një sistem më të moderuar. Njerëzit kanë zgjedhur alternativën e majtë dhe unë e kam treguar duke udhëhequr bashkinë për 11 vjet, se si mund të administrohet pa korrupsion dhe unë shpresoj se edhe qeverisja do të tregojë se çfarë jam i aftë të bëj”.

Duke vlerësuar procesin zgjedhor, Rama deklaroi se ato dëshmuan stadin e ri në të cilin ka hyrë vendi. Ai shtoi se Shqipëria do ta marrë statusin e kandidatit vitin e ardhshëm. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button