Maqedonia po shndërrohet në vend pa të drejtë për greva

Ligjet vazhdimisht ndërrohen ndërsa nuk u jepet hapësirë sindikatave për të reaguar. Qeveria me gjithë forcën dëshiron ta ngulfatën çdo përpjekje për të treguar pakënaqësi.

Ekspertët theksojë se kohën e fundit qëllimi i risive ligjore është mundësi për qeverinë që një protestë ta shpallë si jolegjitime.

“Për dallim nga koha e socializmit kur greva ishte një mënyrë normale për të shprehur pakënaqësitë e punëtorëve, sot ditë e më shumë po zvogëlohet mundësia që ju lejon punëtorëve ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre”, deklaroi profesoresha universitare Mirjana Najçevska.

Këto ditë kishte pakënaqësi në Ndërmarrjen Publike Transportuese për shkak të vonimit të rrogave, por në këtë periudhë si duket temë kryesore është ligji për arsim fillor dhe të mesëm. Ekspertët janë të shokuar me dispozitat në këtë ligj,  në të cilin parashikohet që arsimtarët që do të protestojnë të zëvendësohen.

Si mundet dikush të protestojë kur çdo ditë e më shumë po kufizohen të drejtat e punëtorëve”, tha për REL ish kryetari I sindikatës Drage Jovanovski.

„Nëse e shohim gjendjen katastrofale ekonomike në Maqedoni, është e çuditshme se si askush nuk proteston. Nuk ka përgjigje tjetër përveç asaj se po bëhet presion ndaj personave të dëgjueshme ndaj partisë në pushtet’, thotë Jovanovski.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button