Vazhdojnë protestat në shkollën e mesme kimike në Shkup

Ende nuk është formuar komisioni i shkollës kimike që do të hetojë nëse profesori i kulturës fizike Florent Shabani vërtetë e ka goditur nxënësen e përkatësisë maqedonase të premten, ashtu siç e ka denoncuar një nxënëse e klasës së vajzës.

Edhe pse drejtori i shkollës Pavle Pavllov premtoi se deri në ditën e sotme do të mësohet se çka ka vendosur Komisioni Disiplinorë, ai sot ka deklaruar se ky komision ende nuk është formuar.

“Komisionin e formon këshilli i shkollës, në rastin e parë do ta formojmë dhe do ta zbardhim rastin. Un më pas si drejtor, do të punoj sipas ingerencave”, deklaroi Pavllov.

Lajme të ngjashme

Back to top button