Ivanov formon Këshillin e Sigurimit pa anëtarët e BDI-së

Presidenti i shtetit Gjorgje Ivanov, sot thirri mbledhjen e parë të përbërjes së re të Këshillit të Sigurimit  në të cilin nuk ka përfaqësues të BDI-së. Mbledhja ishte për njohjen mes anëtarëve të ri , por edhe mbledhje ku Ivanov raportoi për vizitën e tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Në përbërjen e re Këshillin e Sigurimit edhe ARM do  ka përfaqësues të saj i cili është anëtarë i barabartë.

Mbledhja e sotme konsiderohet si zgjidhje e krizës në Këshillin e Sigurisë, që kur kuadrot e BDI-së deklaruan se nuk e njohin Gjorgje Ivanovin si president.

“Në këtë përbërje sipas nenit 48 të Kushtetutës, presidenti emëroi anëtarë me çka u ruajt korniza kushtetuese për të pasur anëtarë të bashkësive etnike, deklarojnë nga kabineti I kryetarit të shtetit.

Në freskimin e pjesërishëm të anëtarëve të rinj të Këshillit mbetet profesori I UEJL-së, Veli Kreci. Anëtare e re e Këshillit është ish deputetja e PDSH-së, Flora Kadriu

Lajme të ngjashme

Back to top button