fbpx

Turqia i bënë thirrje botës për ta ndihmuar me refugjatët sirianë

Turqia i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar për ta ndihmuar atë të përballen me përmbytjen e refugjatëve që largohen nga lufta civile siriane.

Duke folur në Forumin Ekonomik Botëror në Stamboll të hënën, ministri i brendshëm Efkan Ala ka thënë: “Gjatë javës së kaluar më shumë se 150.000 refugjatë kryesisht kurdë u strehuan në Turqi dhe kemi shpenzuar më shumë se 3.5 miliardë dollarë që kur lufta civile në Siri ka filluar”

Ala kritikoi politikën e Perëndimit në Lindjen e Mesme duke pretenduar se ata mbajnë përgjegjësi për shfaqjen e grupeve terroriste si ISIS që “kërcënojnë njerëzimin”.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu në një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon bëri thirrje për një strategji “të plotë” për t’u marrë me grupin terrorist.

Turqia dëshiron “të bëjë jetën më të lehtë” për sirianët e shpërngulur duke krijuar një zonë të sigurt pranë kufirit sirian, tha Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu./mesazhi/

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close