Lëndohet minatori në një aksident në minierë

Një minator ka thyer këmbën në një aksident të ndodhur në minierën e plumbit dhe zinkut “Dobrevo” në Probishtip.

58-vjeçarin N.M, drejtues i ekskavatorit e theu këmbën teksa hipte në lokomotivën që bartë xehet.

Ai nuk ka arritur të ngjitet plotësisht në lokomotivë, duke i mbetur jashtë njëra këmbë.

Punëtori i lënduar është transportuar menjëherë në Spitalin Klinik të Shtipit dhe më pas edhe në klinikat në Shkup.

Aksidenti ndodhi në orën 5 të mëngjesit.

Lajme të ngjashme

Back to top button