Konfiskohet sasi e madhe duhani ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë

Policia e Maqedonisë ka konfiskuar një sasi të madhe duhani, të cilën e kapi në periferi të vendkalimit kufitar Bllacë. Duhanin ishin duke e transportuar disa kontrabandues me kuajt e tyre nëpër një kalim ilegal që shtrihet pranë kufirit midis Kosovës dhe Maqedonisë, në pjesën e Bllacës.

Por, policia pasi që ka hetuar kontrabanduesit është vënë në ndjekje të tyre dhe në afërsi të vendit të njohur si ‘Ara e gjerë’, kontrabanduesit e kanë lënë duhanin dhe kanë ikur me shpejtësi në drejtim të Kosovës.

Policia e Maqedonisë tha se në këtë rast janë konfiskuar pako të mëdha me duhan, që ishin të destinuara për tregun e zi në Maqedoni. /Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button