Të enjten mblidhet Komisioni për dygjuhësinë

Të enjten më 2 tetor do të mblidhet Komisioni i Qytetit të Shkupit për dygjuhësinë, mëson Alsat-M.

Pas presioneve të shumta, më në fund kreu i qytetit Koce Trajanovski  vendosi të thërras mbledhje të Komisionit për të shqyrtuar dygjuhësinë në nivelin e qytetit të Shkupit, gjë që është e garantuar edhe me kushtetutën e vendit.

Anëtarë shqiptarë të këtij komisioni janë Naser Zyberi dhe Rami Qerimi, ndërsa udhëhiqet nga ish ministri i drejtësisë Mihajllo Manevski.

Lajme të ngjashme

Back to top button