Serbi, pranë zbulimit të një tjetër varreze masive me shqiptarë

Një tjetër varrezë masive dyshohet se është zbuluar në jug të Serbisë ditët e fundit.

Prokuroria për Krimet e Luftës në Serbi ka nxjerrë së fundi një urdhër për nisjen e gërmimeve të reja në një lokalitet në Batajnicë.

Gërmimet do të kryhen në afërsi të varrezës masive që u zbulua vitin e shkuar me skeletet e 900 shqiptarëve nga Kosova, të cilët u vranë nga forcat ushtarake serbe gjatë vitit 1999.

Përfaqësuesit e organit të akuzës nuk e kanë bërë publik emrin e lokalitetit, por kanë thënë se ka të dhëna konkrete që në këtë zonë janë varrosur të tjerë shqiptarë.

Zëvendësprokurori për Krime Lufte në Serbi, Dragoljub Stankoviç, tha se në këtë vend kërkimet nuk janë çuar asnjëherë deri në fund, ndërsa këtë herë zona do t’i nënshtrohet një kërkimi të imtësishëm.

Kërkimet bëhen në bashkëpunim me Departamentin e Mjekësisë Ligjore në Kosovë, Prokurorinë Serbe dhe një ekipi të EULEX-it.

Edhe pse kanë kaluar gati 15 vjet nga pushtimi serb, Kosova numëron ende 1700 persona të pagjetur.

Deri tani, në Kosovë janë identifikuar mbetjet mortore të vetëm 40 personave të gjetur në varrezën masive në Rudnicë, ndërsa për të tjetër vazhdojnë ende analizat./Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button