Aksidentohen e pastaj rrihen ndërmjet vete

Në një fatkeqësi komunikacioni që ka ndodhur mbrëmë në lagjen “Lisiçe e re” të Shkupi, pjesëmarrësit në të kanë kaluar pa lëndime, por më pas janë rrahur me grushta.

Siç informon policia, dje rreth orës 19:30, në rrugën “Video Smilevski – Bato” janë përplasur një veturë e tipit “Renault Megane” dhe një motoçikletë. Sipas policisë, në aksident nuk është lënduar askush, por vozitësi i revoltuar i automobilit, e ka rrahur vozitësin 31 vjeçar të motoçikletës, D. S. nga Shkupi.

Sipas policisë, i rrahuri ka kaluar me lëndime të vogla në kokë dhe trup. /Portalb  

Lajme të ngjashme

Back to top button