Çështja e emrit, ekspertët pesimist për zgjidhje të problemit

Ekspertët vendor janë pesimist për dialogun Maqedoni-Greqi dhe mendojnë se në periudhën e ardhshme nuk do të ndodhë asgjë në këtë plan. Nuk ka sinjale që për një periudhë të shpejtë mund të dalin propozime të reja apo mund të përshpejtohet dialogu, thotë profesori universitar Dimitar Mirçev.

“Është e dukshme që fqiu jonë nuk është aktiv në këtë drejtim, nuk ka ndonjë interes që ta përshpejtojë këtë çështje. Nuk besoj, jo vetëm për shkak të krizës ekonomike e cila është ende aktuale në Greqi, por edhe për shkak të asaj se në opinionin e tyre të brendshëm publik kjo çështje është shumë delikate”, deklaroi Mirçev.

Sipas Mirçev të dyja palët janë nën presion të vazhdueshëm por sërish deri në fund të vitit nuk do të ketë ndonjë ndryshim të situatës.

Lajme të ngjashme

Back to top button