PDSH: 100 ditët e BDI-së në qeveri, mjerim dhe përbuzje për shqiptarët

PDSH, në një konferencë për shtyp të zëdhënësit të saj, Luan Tresi, i ka cilësuar 100 e BDI-së në qeveri manifestim të turpit  nga ana e kësaj partie.

Dënime kapitale, burgim deri në vdekje për shqiptarët e akuzuar për rastin Monstra, dënime maksimale për protestuesit, djegie e pronave të shqiptarëve, rrahje e shqiptarëve, diskriminim i përditshëm institucional ndaj shqiptarëve, që paraqet përditshmëri dhe rutinë për qeverinë ku bën pjesë BDI”, thotë Luan Tresi.

Sipas tij, në Samitin e NATO-s, Maqedonia as që u përmend, e lere më të flitet për anëtarësim. Të mos harrojmë që Ali Ahmeti e dha peshqesh gjuhën shqipe për në NATO, sikur shqipja të ishte pengesë për anëtarësim! As NATO, as gjuhë shqipe!

“Në këto 100 ditë kishte thellim edhe më shumë të bashkëpunimit me Serbinë me nënshkrimin për finalizim të marrëveshjes, për përfaqësi të përbashkëta diplomatiko-konzulare. Duke pasur resorin e arsimit nuk mundën ti ndryshojnë as emrat e shkollave, e lere më plotësimin e kërkesave dhe nevojave të arsimit shqip, i cili ndodhet në situatë katastrofale. Për 100 ditë miratuan një rebalanc antishqiptarë të buxhetit dhe janë në përfundim me miratimin e buxhetit për vitin 2015, i cili është skajshmërish diskriminues për shqiptarët”, thotë Luan Tresi.

Sipas PDSH-së, BDI me legjitimitet të vjedhur dhe të blerë, të pa aftë dhe të paditur, të korruptuar dhe të zhytur në hajni, i kanë zhytur në mjerim dhe pa-perspektivë të thellë shqiptarët.

“Poshtërimi publik i një eksponenti kryesor të BDI-së me një “selfie” para një komiti maqedonas, përtej budallallëkut të tij flet për pozitën e mjerueshme të BDI-së në këtë Qeveri, ku gjithçka varet nga vullneti i padronit të Ali Ahmetit, Nikolla Gruevski”, thotë Luan Tresi.

Lajme të ngjashme

Back to top button