Edhe ‘Smasung Galaxy Note 4’ ka probleme

iPhone 6 Plus-i, i cili mund të deformohet në xhep të përdoruesve, u bë shkak i ironizimit të disa kompanive përfshirë edhe “Samsung”-un.

Por tani duket se është radha e “Samsung”-ut që të përballet me kritika të tilla. Pasi, sipas një raporti të ri, “Smasung Galaxy Note 4” ka probleme.

Në Korenë e Jugut, ku “Galaxy Note 4” ka dalë në shitje së fundmi, përdoruesit kanë filluar të kritikojnë “Samsung”-un në lidhje me kualitetin e pajisjes.

Përdoruesit thonë se pjesa ndërmjet kasave të telefonit dhe ekranit është shumë e madhe dhe përdoruesit mund të fusin aty edhe një
kartë krediti.

Kjo bën që telefoni të duke keq. Po ashtu në këtë boshllëk mund të futet pluhur dhe ujë. Gjithsesi “Samsung” është informuar mbi këtë problem dhe po punon që ta rregullojë, para se ky telefon të dalë në tregun botëror./Start/

Lajme të ngjashme

Back to top button