Për Rusinë, hyrja e Maqedonisë në NATO është provokim

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në një intervistë për gazetën boshnjake, “Dnevni Avaz”, thotë se inkuadrimi I Malit të Zi, Bosnjës dhe Maqedonisë në NATO është provokim.

“Në lidhje me zgjerimin e NATO-s  me këto tri vende, e shoh si gabim dhe madje, në njëfarë mënyre, edhe si provokim. Kjo është, në njëfarë mënyre, një politikë e papërgjegjshme, e cila godet përcaktimin për të ndërtuar një sistem të barabartë dhe të sigurisë së përbashkët në Evropë, të barabartë për të gjithë, pavarësisht nëse ndonjë vend është anëtar i këtij apo i atij blloku”, tha Lavrov.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button