fbpx

“Dance with me”, Rozana dhe Sabriu fituesit e natës së parë

Ka startuar mbrëmjen e djeshme në Televizionin Klan superspektakli i vallëzimit “Dance with me”.

Nën drejtimin e Alketa Vejsiut dhe nën gjykimin e Valbona Selimllarit, Robert Aliajt dhe Ilir Avdylit, 7 çiftet e personazheve të njohur performuan zhanre të ndryshme kërcimi, me koreografitë e Albi Nakos dhe Klaudja Pepës.

Konkurrentët, personazhe të medias dhe artit u vunë për herë të parë në një sfidë kërcimi, duke na befasuar me kërcimet e tyre, ku ishte e vështirë të dalloje balerinët profesionsitë nga konkurrentët.

Sfidën e hapi çifti Olta Boka dhe Devis Muka, ku me pikët e fituara arritën të mbanin poltronin e “Mbretit”, deri në momentin kur Zajmina dhe Laerti arritën të grumbullojnë më shumë pikë dhe zhvendosin nga poltroni çiftin e parë.

Nora Istrefi dhe Gent Bejko ishin çifti i dytë, ku padyshim eleganca e këngëtares ishte ajo që doli më në pah dhe u komentua gjatë edhe nga juria, por që fatkeqësisht nuk grumbulluan aq pikë sa të ishin të parët në renditje.

Një suprizë ishte edhe çifti i tretë, Astrit Afizi dhe bukuroshja Ilda Bejleri, e cila arriti të përshtatet shumë mirë me rritimin e ish-trajnerit të kombëtares, por edhe ky çift nuk mundi të marrë pikët maksimale.

Këngëtarja seksi Zajmina Vasjari dhe Laerti ishte çifti që rrëmbeu pikët maksimale duke mbajtur poltronin e “Mbretit” deri në momentin kur të famshmit Rozana Radi dhe Sabri Fejzullahu arritën të tejkalonin të gjitha çiftet me kërcimin e tyre, duke u bërë kështu çifti fitues i natës së parë.

Ndonëse një spektakël vallëzimi, në “Dance with me” nuk mungoi as humori, ku çifti iI aktorëve Mariana Kondi dhe Erand Sojli bën të qeshë gjithë publiku dhe juria me kërcimin e tyre dhe me batutat që pasuan në momentin e marrjes së pikëve.

Çifti i këngëtarëve Xhensila Myrtezai dhe Elgit Doda “rrënqethën” publikun me kërcimin e tyre të zhanrit Tango, duke u vlerësuar me shumë pikë nga juria.

Spektakli “Dance with me” që në natën e parë arriti të gozhdojë para ekranit të Televizionit Klan me mijëra shqiptarë. /TV Klan

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close