Të revoltuar sërish, këshilltarët maqedonas bojkotojnë Këshillin e Kërçovës

Për herë të dytë, gjatë mbledhjes së këshillit të Komunës së Kërçovës, këshilltarët maqedonas lëshojnë mbledhjen dhe këtë herë ende pa u vënë në diskutim dhe votim rendi i ditës.

Në emër të tyre foli këshilltari i VMRO-DPMNE, Vanço Sërbakoski, sipas të cilit, këshilltarët maqedonas margjinalizohen dhe kërkesat e tyre nuk merren parasysh. 

“Në mbledhjet paraprake që kemi mbajtur me komisionin ne ramë dakord që pika – Propozim për emërimin e anëtarëve të Komisionit për marrëdhënie ndëretnike, të jetë si pikë e parë. Gjithashtu, sa i takon sferës së sportit, komuna vazhdimisht favorizon dhe mbështet klubin futbollistik “Zajazi”, duke ia dhënë pronën shoqërore, gejgjësisht sallën e sportit, në shfrytëzim të tyre. Në rendin e ditës shoh pika si lokacioni për vendparkimin e kombibusëve. Ne merremi me çështje si këto dhe lëmë anash probleme më të mëdha që ndikojnë edhe marrëdhëniet ndëretnike. Nuk pranojmë propozimin e koleges tonë këshilltare, e cila propozoi që te merret në shqyrtim buxheti i komunës për vitin 2013, këtu nuk ka nevojë të ndryshohet asgjë. Dhe ne kemi marrë vendimin që ta lëshojmë mbledhjen dhe ju vazhdoni me tuajën.” – tha Sërbakoski.

Pas kësaj ato automatikisht lëshuan mbledhjen duke mos pritur që të gjendet një mundësi për bashkëpunimi.

Sipas sekretarit të Komunës së Kërçovës, Ramiz Rexhepi, Sërbakoski manipulon me këshilltarët maqedonas dhe me opinionin publik dhe e gjithë kjo që komuna vazhdimisht të jetë në qendër të vëmendjes si institucion ku ka mosmarrëveshje ndëretnike.

“?to mund ta diskutonin me ne këtë çështje, të bënin një kërkesë dhe do të arrinim në një vendim të përbashkët. Pika për të cilën foli ai është në rendin e ditës, ashtu si është vendosur në Komision, çfarë rëndësie ka nëse ajo është pika e parë ose pika e nëntë. Komuna, gjegjësisht kryetari, akoma s’ka marrë asnjë vendim për të ndihmuar klubin futbollistik“Zajazi”, kështu që s’ka baza për ankesat. Në Komunën e Kërçovës vazhdimisht vijnë urdhra ekzekutimi për Vanço Sërbakoskin, i cili, për ato që nuk e dinë, për tetë vite ka qenë ish-kryetar i Komunës së Vraneshticës. Borxhet e asaj komune paraqesin shuma marramendëse dhe kjo tregon që ai nuk ka qenë udhëheqës i mirë për komunën  e tij. Dua të shtoj që etnitetet e ndryshme në Kërçovë kanë jetuar gjithmonë shumë mirë bashkë dhe Kërçova do vazhdojë të jetë shembull edhe përkundër tentativave të tilla për ta treguar të kundërtën. I bëj thirrje Srbakoskit që të mos manipulojë me anëtarët tjerë të këshillit dhe të vijë të bashkëpunojë me ne që ta zgjidhim këtë çështje dhe problemin e borxheve të komunës që ai e ka drejtuar.”

Mbledhja vazhdoi pa prezencën e këshilltarëve maqedonas dhe pikat e rendit të ditës u votuan me shumicën e votave duke hequr nga rendi i ditës pikat që i kontestuan këshilltarët maqedonas dhe të njëjtat u lanë për diskutim pasi të shqyrtohen më hollësisht. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button