Përplaset trageti i linjës Brindizi-Vlorë, nuk ka të lënduar

Trageti i linjës Brindizi-Vlorë, është përplasur me një peshkarexhë, por pa shkaktuar të lënduar. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, pranë ishullit të Sazanit, ndërsa nga të dhënat e para mësohet se ka qenë peshkarexha ajo që i ka prerë rrugën tragetit.

Nga përplasja nuk pati persona të lënduar, veç dëme materiale, ndërkohë që tre persona që udhëtonin me peshkarexhën “Ana” rrezikuan jetën, pasi mjeti lundrues kishte pësuar dëmtime të konsiderueshme dhe u mbyt pas përplasjes, raporton SotNews.

Rojet bregdetare i kanë ardhur në ndihmë personave në fjalë, duke i nxjerrë shëndoshë e mirë në breg, ndërsa policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button