Në rast të grevës qeveria ka planifikuar edukatorë rezervë

Në rast të grevës, drejtorët e objekteve publike për fëmijë në bashkëpunim me kryetarët e komunave, mund që t’i zëvendësojnë edukatorët grevist. Këtë e mundëson ndryshimi i Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve që javën e kaluar është miratuar me procedurë të shkurtuar në Parlament. Për këto ndryshime ligjore ka informuar sot Milla Carovska, kryetare e Komisionit për punë sociale e LSDM-së.

Carovska tha se me këto ndryshime parashihet gjobë nga 500 deri në 100 euro, nëse drejtori nuk vepron në pajtim me këto ndryshime të ligjit.

“Sikur të mos ishte e mjaftueshme ajo që bënë me ndryshimet e ligjit për arsim fillor dhe të mesëm . Çfarë do të ndodhë nëse t punësuarit vendosin të grevojnë vetëm një ditë në secilën javë? Do të largojnë dhe emërojnë zëvendësues vetëm për një ditë. Nëse arsimtarët do ët jenë në grevë për më shumë ditë, ku do të gjejnë para për zëvendësuesit e tyre?”, thotë Carovska.

Lajme të ngjashme

Back to top button