Një shkollë gjermane mban emrin e shqiptarit “Refik Veseli”

Një shkollë gjermane në Berlin do të mbajë emrin e shqiptarit “Refik Veseli”.

Shqiptari është i nderuar nga komuniteti në një zonë të Berlinit, për shkak se ka shpëtuar një familje hebreje gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore.

Veseli e kishte mbajtur familjen hebreje në shtëpinë e tij, duke e shpëtuar atë nga kampet naziste, pavarësisht nga fakti se rrezikonte jetën e vet, transmton albinfo.ch.

Për ditën e perurimit të shkollës janë ftuar edhe familjarët e Refik Veselit, i cili ka ndërruar jetë në vitin 2000.

Me këtë rast do të jepet edhe shfaqja me titullin “Fndet Refik” (Gjejeni Refikun).

Lajme të ngjashme

Back to top button