Politikanët më të lartë të Kosovës do përndiqen për krimet e luftës?

BE-ja ka mandatuar EULEX-in në Kosovë, që ky mision të ndjekë penalisht edhe politikanë të niveleve të larta të dyshuar përkrime lufte.

Siç raporton agjencia e lajmeve DTT-net.com, ministrat e jashtëm të BE-së sot kanë autorizuar misionin EULEX të jetë i përfshirë në ndjekjen penale të të dyshuarve kryesorë të shqiptarëve të Kosovës për krimelufte, përfshi edhe top-liderët dhe politikanët aktualë, në lidhje me pretendimet e hedhura nga senatori zviceran Dick Marty për trafikimi me organe të njerëzve.

Me këtë vendim hapen edhge rrugët për të themeluar Gjykatën Speciale në Kosovë.

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian kanë ndarë 55.82 milion euro për të mbuluar të gjitha aktivitetet e EULEX-it për periudhën deri më 14 qershor të vitit e të vitit që vjen./ albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button