Kosovarja lidere e Suedisë

Kosovare Asllani është shndërruar në lidere të skuadrës përfaqësuese të Suedisë.

Futbollistja kosovare gjerë tani ka marrë vlerësimet maksimale nga kritikët e futbollit suedez për paraqitjet e saj në ndeshjet e Kampionatit Evropian që po mbahet pikërisht në Suedi.

Siç raportojnë mediat skandinave, Asllani mban mesataren e notës 10 te skuadra e Suedisë, duke qenë lojtarja më e vlerësuar gjerë tani, teksa spikat goli i saj në ndeshjen kundër Finlandës.

Kosovarja ishte titullare edhe në ndeshjen e fundit të fituar 3:1 kundër Italisë, duke luajtur përkundër lëndimit të pësuar në ndeshjen paraprake.

Lajme të ngjashme

Back to top button