Brazili në Kosovë, në nëntor?

Brazili i madh mund të zbarkojë më 18 nëntor në Kosovë. Negociatat janë duke u zhvilluar mes Federatës së Futbollit të Kosovës dhe asaj të Brazilit. Madje, këta të fundit kanë dhënë ofertën e tyre për ndeshjen.

Kombëtarja e Brazilit ka gjasa të mëdha të zbarkojë në Prishtinë më 18 nëntor. Kështu kanë bërë të ditur zyrtarë të Federatës së Futbollit të Kosovës për RTV 21.

Sipas këtij mediumi gjasat janë të mëdha që një miqësore e tillë të ndodh. Madje, edhe Arena mëson se Federata e Kosovës ka marrë ofertën nga Federata e Futbollit e Brazilit. Data 18 e muajit nëntor është e lirë nga FIFA. Brazili, ashtu si Kosova ende nuk kanë gjetur kundërshtar për muajin nëntor. (Arena)

Lajme të ngjashme

Back to top button