Prandeli dhe Xhemaili udhëheqin Gallatën në Londër

Futbollisti shqiptar me pasaportë të Zvicrës, Blerim Xhemaili i cili këtë sezon është pjesë e kampionit të Turqisë, Galatasaray është bërë gati për sfidën e dytë të Ligës së kampioneve, që ekipi i tij e luan nesër ndaj ekipit anglez, Arsenalit në Londër.

Ekipi sot është nisur për në Londër ku do të luajë një ndeshje shumë të vështirë ndaj skuadrës së Arsene Wenger, që në Premier Ligë nuk po i shkojnë punët edhe aq mirë.

Blerim Xhemaili tani më është bërë futbollist kyç në mesfushën e turqve, ndërsa faqja zyrtare e klubit nuk e ka lënë pa e prezantuar atë në avionin luksoz të klubit para nisjes për në Londër, ndërsa kanë paralajmëruar se skuadra e tyre sot në orën 19:00 do të kenë stërvitje, ndërsa nga ora 18:30 në konferencë shtypi para gazetarëve do të dalin trajneri Prandeli dhe Blerim Xhemaili.

Ekipi i Gallatës për në Londër është nisur me këta futbollist: Fernando Muslera, Sinan Bolat, Eray İşçen, Tariq Çamdalı, Alex Telles, Semih Kaya, Hakan Balta, Aurelien Chedjou Yasin Öztekin, Furkan Özcal, Veysel Sari, Felipe Melo, Selcuk Inan, Blerim Xhemaili, Yekta Kurtulus, Hamit Altintop, Emre Colak, Olcan Adın, Armindo Bruma, Wesley Sneijder, Umut Bulut, Burak Yilmaz, Goran Pandev. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button