BB: 150 milionë dollarë për energjinë në Shqipëri

Në një njoftim të Bankës Botërore thuhet se Bordi i drejtorëve ekzekutivë të Bankës Botërore miratoi dje një fond prej 150 milionë dollarësh për financimin e Projektit të Rimëkëmbjes së Sektorit të Energjisë në Shqipëri, siç bën me dije Zeri i Amerikës. Deklarata është bërë nga Tahseen Sayed, menaxherja e re e Bankës Botërore në Shqipëri, sipas së cilës, projekti do të mbështesë reformat në sektorin energjetik të Shqipërisë, duke u fokusuar në veçanti në përmirësimin e furnizimit me energji elektrike dhe qëndrueshmërinë financiare të këtij sektori.

“Sektori i energjisë në Shqipëri po ndeshet me sfida serioze financiare dhe operacionale, duke përfshirë një deficit të lartë të pa financuar prej rreth 550 milionë dollarësh dhe një nivel të madh të humbjeve teknike dhe komerciale prej rreth 42 përqind, më i larti në rajon, për shkak të mospagesës së faturave të energjisë elektrike nga ana e konsumatorëve, si dhe normat e ulëta të mbledhjes së borxheve. Prodhimi i Energjisë mbështetet pothuajse tërësisht në hidrocentralet e vendit, që do të thotë se importet e energjisë janë shpesh të nevojshme gjatë stinëve kur vendi ndeshet me thatësira dhe mungesë të reshjeve të shiut”, tha Sayed.

Lajme të ngjashme

Back to top button