Zbulohen vargjet e këngës më të re të Albanit me Dj Dalool

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Alban Skënderaj, do të publikojë shumë shpejt këngën e tij të re në bashkëpunim me Dj Dalool.

Telegrafi ka mësuar se Albani dhe Dalool e kanë përfunduar këngën e re, e cila do ta ketë edhe videoklipin. Po ashtu, Telegrafi edhe e ka dëgjuar këngën e re nga burimet pranë Albanit dhe Daloolit.

Projekti pritet të jetë një prej hiteve më të mëdha në vitet e fundit. Është këngë që do të jetë hit i standardeve botërore, duke parë muzikën e cila ngërthen ritme moderne dhe freski të përcjellur nga dashuria e cila transmetohet nga teksti.

“Kur më vjen në ëndërr, e pranoj dhimbja është e ëmbël. 
Kur më vjen në ëndërr, zgjohem dhe më pëlqen…
Më pëlqen ky fakt, dhe më vjen të qesh të qaj…
Më pëlqen ky fakt, se jam peng i vështrimit të saj…”, është një pjesë e tekstit të këngës së re të Albanit dhe Dalool.

Lajme të ngjashme

Back to top button