Mediat angleze: Van Gaal, e ke parë Januzajn?

Mediat angleze kanë sot një pyetje të përbashkët për Louis Van Gaal. Paraqitja fantastike e kosovarit, Adnan Januazaj për rezervat e Manchester United dhe goli i tij fantastik në ndeshjen ndaj Tottenham ka bërë që mediat angleze ti drejtojnë pyetje Van Gaalit nëse e ka parë paraqitjen e tij të mbrëmshme.
Paraqitja e suksesshme e Januzajt ka shtuar presionin e mediave dhe analistëve në Angli që ti bëhet një vend Januzajt në përbërjen e parë.
Van Gaal sygjerohet që Januzajn të inkuadroi në ndeshjen ndaj Everton në vend të Rooneyt, i cili do të jetë jashtë kësaj sfide për shkak të kartonit të kuq.
Januzaj thuhet se është i irrituar me minutazhën e vogël që ka, prej ardhjes të Van Gaal.

Lajme të ngjashme

Back to top button