Recension: FOTO: Fantazma e kësaj nuseje i shqetësoi manastirasit!

Si duket, kur ka diçka interesante për t’u publikuar, portalet në Maqedoni lirisht i reciklojnë tekstet, mirëpo me këtë rast i kushtohet vëmendje asaj që ato me të vërtetë të lexohen. I tillë është edhe ky teskt, i cili tashmë katër vite ripërsëritet në vend. “Vala” e fundit me të cilin ky tekst e përfshiu këtë zonë ishe në gusht/shtator dhe akoma përhapet. Dhe për shkak të asaj se tekstet e këtilla me të vërtetë shkaktojnë lexim masovik, ky artikull u përhap në pothuajse të gjitha mediat edhe atë në gjuhën maqedonase, por edhe ato në gjuhën shqipe. Тeksti merret me copy/paste pa përgatitje nga redaksia, njësoj sikurse fotografia.

duh-na-nevestaLinku deri te artikulli origjinal: FOTO: Fantazma e kësaj nuseje i shqetësoi manastirasit!

Data dhe koha e publikimit: 08.09.2014, 08:08

Data e recensionit: 22.09.2014

Recensues: Vllado Gjorçev

 

PESË VITE RECIKLIM

Ky tekst rrënjët i ka që nga viti 2009. Që atëherë ka edhe një video klip në Youtube, e cila duhet të sigurojë se me të vërtetë ekziston fantazma e ndonjë vajze, e cila paraqitet në afërsi të Manastirit. Mirëpo, nëse e shihni inçizimin disa herë, do të vëreni se në video nuk ka asgjë, e as vajzë. Ka disa tinejxherë (supozohet për nga zëri dhe pamja e asaj që mund të shihet) që voziten në një automobil. Dhe nuk ka asgjë tjetër. Në fund ka një zë që duhe të nënkuptojë ndeshje ose përmbysje të automobilit dhe inçizimi përfundon. Dhe gjithsesi, që puna të bëhet edhe më e qartë, mjafton të lexohen komentet nën videon dhe të përfundohet se gjithçka ka qenë vetëm lojë, për shkak se ashtu thonë shokët e djemve që e kanë inçizuar videon e këtillë. E nëse duam ta analizojmë autenticitetin e inçizimit, atëherë mund të shërbejë edhe njëri nga komentet, që thotë se e gjithë videoja është inçizuar në mono, ndërsa goditja në fund është inçizuar në stereo.Kjo thjesht do të thotë se pjesa e fundit, është shtuar, gjegjësisht është montuar në studio.

Çështje tjetër është ajo se nuk ka asnjë burim. Si burim i informatës janë përmendur disa taksistë që tregojnë për këtë. E për atë se ku tregojnë, kur kur dhe si, nuk ka asnjë fjalë. Me rëndësi është se gjithçka është në stilin “ka thënë filani” ose tregimet e gjyshes.

 

KUSH E PUBLIKOI I PARI?

Madje edhe fotografia që publikohet këto vitet e fundit për tekstin e njëjtë, nuk mund të vërtetohet se prej ku është dhe kush e ka publikuar i pari. Mirëpo, edhe syri laik mund ta vërejë se ajo është, poashtu, montazh, me çka përforcohet manipulimi.

Dhe ja, nëse ajo me të vërtetë është fotografuar dhe nëse me të vërtetë bëhet fjalë për fantazmë, atëherë parashtrohet pyetja se ku është njeriu që e ka fotografuar? Pse gjithë këto vite nuk është paraqitur dhe nuk e ka konfirmuar autenticiteti?

Përndryshe, ky është një tregim i zhveshur që në tre-katër fjali ka pasur për qëllim të shkaktojë ndonjë shok te lexuesit që ata masovikisht ta lexojnë atë. Nuk ka asnjë të dhënë tjetër, e as që është treguar se ku përafërsisht gjendet fshati Rotini, i cili u bë i njohur pas këtij rasti.

Nuk mund të konstatohet se cili është teksti origjinal nga shumë tekste që qarkullojnë këto vite për këtë temë, por të gjitha janë të njëjta dhe janë marrë nga njëri tjetri.

Tekstet e këtilla vazhdimisht, kohë pas kohe, reciklohen nëpër media. Dhe ato me të vërtetë lexohen. Gjithsesi më shpesh ato si cak i kanë lexuesit që janë më pak të informuar dhe të cilët “ngjiten” pas këtyre tregimeve. Mirëpo, përveç asaj se gazetaria duhet t’i mbrojë qytetarët, posaçërisht nga sulmet e këtilla, në këtë tekst nuk janë respektuar normat etike. Qëllimi ka qenë që me çdo kusht të fitohen më tepër klikime, duke mos mbajtur llogari për atë se ka edhe njerëz që mund t’i përjetojnë këto tregim në mënyrë emocionale. Mediat nuk do të heqin dorë nga numri më i madh i klikimeve ose shikimeve dhe leximeve, mirëpo nëse asgjë tjetër, së paku t’i zvogëlojnë storjet e zhanrit të fantastikës.

Lajme të ngjashme

Back to top button