E gjithë bota na qenka fajtore

Маqedonia, nga një tregim i suksesshëm u bë vend problematik i Ballkanit, thotë Andreas Ernst, raportues shumëvjeçar i NNC zvicerane për Ballkanin. Nga të partë në rajon (bile edhe para Kroacisë) arritëm deri te të fundit. Ky regjim na ktheu pas 20 vite. Tani shërbejmë si shembull se si shkatërroeht shteti. Tërë bota sheh kah ardhmëria, kurse Gruevski është kurdisur të na pushtojë antikën, por ajo na robëroi neve. Tani antika e mbledh haraçin e trashë. Deklarata e ambasadorit të ardhshëm të SHBA-ve Bejli nuk është as e rastit dhe as lapsus, por sulm direkt mbi antikën e rrejshme, e cila shërben si instrument për mbajtje në pushtet pa rezultate dhe për suspendimin e integrimeve. Tani çdokush e ka të qartë se lëvizjet e tij politike kanë qenë strehim i preferuar i djallit, sepse nga politika e tij kanë përfituar vetëm grekët. Ne humbëm çdogjë. E humbëm korridoron 8 me të gjitha komponentet shoqëruese në vlerë prej disa dhjetëra miliardë eurove. Komponente të shumta nga ai projekt tashmë janë destinuar kah fqinjët, shumica kah Greqia. I humbëm integrimet euroatlantike, me çka fundosemi në varfëri. Humbëm miliarda euro në vit që do të mund ti nxjerrnim nga fondet evropiane. Të mos ishte Gruevski, Maqedonia do të ishte anëtare e UE në vitin 2012. Paga mestare do të sihte dyfish më e madhe, ndërsa papunësia do të ishte zhdukur. Bullgaria ishte 30 vite pas nesh, ndërsa tani i gjason Eveopës. Por, mbase fati i rrejshëm na ka marrë mëndjen, ndërsa fati i vërtetë do të na e kthejë, por me dënim goxha të trashë.

Andaj, Shkupi 2014 nuk ka kushtuar vetëm gjysmë miliardë euro, por 20 herë më shumë para të humbura. Veç asaj që me shfrytëzimin e këtyre projekteve do të përforcohej shumë pozita jonë gjeostrategjike. Por, kjo tashë ka avulluar. Grekët nuk duhej të punonin asgjë. Për ta tërë kohën ka punuar pushteti i VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së. Tashmë na bëhet e qartë se “dashuria“ ndaj pushteti na është bërë shumë më e rrezikshme se sa „urrejtja“ e grekëvе. Por, të paktën ne zbuluam një sport të ri kombëtar– hedhja e lopatave të zbrazura. Ma aq shumë lopata pushteti është në rrugë të mirë që të na varrosë të gjithëve. Sepse jemi larg nga vozitësit që do të kuptonin se më mirë është të turpërohesh për shkak të së vërtetës se sa të lartësohesh përmes mashtrimeve. Vetëm njerëzit e vegjël kanë nevojë për famë të madhe. Ne jemi larg burrështetasit të cilit zemra do ti varej nga koka.

Dhe tani i sulmojmë të huajt, diplomatët. Politika e jashtme VMRO-viste ka përvojë të madhe në sulmimin e diplomatëve dhe funksionarëve të rëndësishëm të huaj. Një kohë megafonet e tij, raportuesi i parlamentit evropian për Maqedoni Zoran Taler e quajtën “Маler“. Të njëjtit i gjetën interpretim edhe emrit „Solana“, i icili, sipas tyre, në gjuhën lokale nënkuptonka „mbeturinë“. Shashimarkakis nga Komiteti i përzier për bashkëpunim UE-Maqedoni, e identifikuan me 5 shkronjat e fundit të emrit të tij. Sistematiksiht e sulmonin Fueren, Orav, Rieker dhe cilin jo?! Tërë botën e kanë fajtore. Politika copy-paste e Milosheviqit, ku ligji dhe logjika shtrihen në fuqinë dhe mashtrimin. Pushteti me partnerët tanë strategjikë komunikojnë me gojën e lloj-lloj manifesteve kontejnerike punëdhënësi i të cilëve është vetë pushteti.

Eksperti i mirënjohur amerikan për Ballkanin, Edward Jozef me të drejtë thotë – “me vite në Shkup nuk kemi parë udhëheqej të përgjegjshme“. Pas 8 viteve nga dita kur filloi mandati i Gruevskit si kryeministër (27 gusht 2006), portretimi i tij nga ana e shtypit perëndimor si reformator progresiv, mbeti e kaluar e largët. Gazeta „Neue Zurricher Zeitung “, publikoi portret të Gruevskit me raport për gjendjen në Maqedoni dhe mbi fotografinë e kryeministrit qëndronte titulli: „Diktatori i vogël“.CNN dhe  „Financial Times“ kanë publikuar se Maqedonia është e pesta në botë sipas ekonomisë së dobët, e teta sipas mizorisë, dhe ndër të parat për nga fatkeqësia kolektive. Ndërsa “The Economist“ paralajmëron shkallë të lartë të trazirave sociale. Mbase do të ulurojmë, por mediat qeveritare do të publikojmë se kemi uluritur nga fati. Më në fund jemi afër që e keqja të na kthehet në formë të drejtësisë së egër. Këtu më nuk bëhet fjalë për zgjedhje mes të mirës dhe të keqes, por mes shpëtimit dhe kaosit. Por plagët janë të thella. Gjenerata të tëra u rritën me atë se mashtrimi është gjindshmëri ndërsa vjedhja- aftësi. Lum për Ivanovin. Tek ai rrjedh mjaltë dhe qumësht.

Lajme të ngjashme

Back to top button