Kabashi: BDI bën edhe një gaf

Bashkimi Demokratik për Integrim nuk di të dallojë as institucionet ndërkombëtare, thotë njohësi i politikës së jashtme dhe kolumnisti i Portalb, Gjakush Kabashi.

“Kur do ta mësojnë dallimin në mes Këshillit të Europës, Këshillit të BE-së dhe Këshillit Evropian, atëherë do të na pranojnë aty ku jemi nisur. Kështu ishte shprehur në fjalimin e tij lideri i BDI-së, Ali Ahmeti:“Në këtë drejtim, presim edhe shumë angazhime tjerat të përbërjes së re të Këshillit të Europës, respektivisht z. Junker, zonjusha Mogerini dhe z. Johanes Han”, komenton Kabashi.

Maqedonia është anëtare në Këshillin e Evropës, pasi që ky është një institucion më i vjetër se Bashkimi Evropian dhe nuk kërkon kushte për aderim në të si që është puna me Bashkimin Evropian instiucione të së cilës janë: Këshillit i BE-së, Këshilli Evropian dhe Komisioni Evropian.

Lajme të ngjashme

Back to top button