fbpx

Erdogan lejon shamitë, ndalon tatuazhet dhe lyerjen e flokëve në shkollat turke

Një kod i ri i veshjes për shkollat turke. Është publikuar në Fletoren Zyrtare, dekreti i kundërshtuar nga organizata të ndryshme dhe shoqëria civile, me të cilin qeveria e Ankarasë, nuk i ndalon më të rinjtë të mbajnë veshur shaminë islamike (burqa) mes bankave të shkollave të mesme dhe të larta dhe njëkohësisht i ndalon studentet të bëjnë makijazh apo të bëjnë tatuazhe, ose të vendosin “piercing” në trup.

“Studentët, – lexohet në adresën zyrtare në ueb të gazetës turke “Hurriyet”, që publikon rregullat e reja, – duhet të paraqiten në shkollë me fytyrën e zbuluar: nuk mund të përdorin shalle, bereta, kapele, çanta apo aksesorë të tjerë me simbole politike apo mbishkrimet të ndryshme. Nuk mund të lyhen flokët, nuk mund të kenë tatuazhe, as të bëjnë “make up”, të mbajnë mustaqe apo mjekër”.

Shamia është e ndaluar të mbahet deri dhe në shkollat fillore. Vendimi i qeverisë është njoftuar sot nga zv/kryeministri Bulent Arinç dhe ka shkaktuar jo pak polemika. Në fakt, ndalimi i mbajtjes së shamisë në kokë në shkolla, ka qenë një nga shtyllat e shtetit laik të kërkuara nga themeluesi i Turqisë moderne, Mustafa Kemal Ataturk.

Deri tani, “turban”-i, siç quhet shamia islamike në Turqi, ishte e lejuar të vendosej vetëm në shkollat fetare (Imam-hatip).

Në universitete, ndalimi i mbajtjes së shamisë ishte vendosur me një reformë kushtetuese të adoptuar në vitin 2008 nga qeveria islamike e atëhershme e kryeministrit dhe presidentit aktual, Rexhep Taip Erdogan. Por pas pak kohësh, Gjykata Kushtetuese anuloi vendimin. Në të vërtetë, përdorimi i shamisë është tashmë i lejuar në universitete, si në shumë zyra publike dhe në parlamentin turk.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close