10 përfundimet që dolën nga dialogu KE-Shqipëri

Në përfundim të takimit të katërt të Dialogut të Nivelit të Lartë Shqipëri-BE, janë publikuar edhe konkluzionet e raportit.

Raporti thekson hapat që Shqipëria duhet të ndjekë në rrugën e saj drejt integrimit për në Bashkimin Evropian, si dhe pesë prioritetet thelbësore.

Përtej avancimit të rrugës drejt Bashkimit Evropian, në raport thuhet se Shqipëria duhet të vazhdojë me plotësimin e rekomandimeve, ndërsa theksi vendoset në dialogun politik qeveri-opozitë në kuvend, në mënyrë që të realizohen reformat.

Dialogu politik konsiderohet me rëndësi, pasi Këshilli Kombëtar i Integrimit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së opozitës.

Pesë prioritetet kyçe që Shqipëria duhet të zbatojë në rrugën e saj drejt integrimit për në BE: Administrata publike, Reforma në gjyqësor, Lufta ndaj krimit të organizuar, Lufta ndaj korrupsionit dhe Të drejtat e njeriut

Më poshtë po ju paraqesim konkluzionet e përbashkëta të Dialogut e katërt të Nivelit të Lartë për prioritetet kyçe:

1) Kryeministri Edi Rama dhe Komisioneri Stefan Fyle zhvilluan takimin e katërt të dialogut të Nivelit të Lartë mbi prioritetet kyçe mes Shqipërisë dhe Komisionit Evropian më 29 shtator 2014. Në takim merrnin pjesë edhe ministra të qeverisë Rama-Meta, si dhe opozita e përfaqësuar nga kryetarja e Komisionit Parlamentar për Integrimin Europian, Majlinda Bregu.

2) Takimi u zhvillua pas vendimit të Këshillit Evropian i cili i dha Shqipërisë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. Të dyja palët mirëpritën këtë vendim historik, duke vënë në dukje se kjo çon marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe BE-së në një nivel të ri më të avancuar. Statusi i kandidatit nënkupton përgjegjësi të reja më të mëdha që Shqipëria për realizimin e reformave. BE e ka bërë të qartë se çfarë është e nevojshme të bëhet nga ana e Shqipërisë në mënyrë që të vazhdojë avancimin në rrugën e saj drejt integrimit europian. Shqipëria duhet të veprojë me vendosmëri për të gjitha rekomandimet e Komisionit. Ajo do të duhet të intensifikojë përpjekjet e saj për realizimin e reformave, proces i cili do të monitorohet nga BE. Komisioneri Fyle gjithashtu theksoi rëndësinë e gjithëpërfshirjes në procesin e realizimit të reformave si një element thelbësor për të garantuar qëndrueshmërinë e tyre. Në këtë drejtim ai kërkoi nga qeveria dhe opozita të marrin masat e duhura për të rivendosur dialogun politik në parlament. Komisioneri shprehu pakënaqësi rreth faktit se takimi në kuadër të Komisionit Parlamentar të Integrimit Evropian nuk u materializua për shkak të qëndrimit të opozitës. Sipas tij, kjo do të forconte rolin e Parlamentit si një institucion kyç demokratik dhe do të kishte theksuar rëndësinë e gjithëpërfshirjes. Komisioneri vazhdon të besoj se takime të tilla në të ardhmen do të sigurojnë lidhjen e nevojshme ndërmjet punës së Dialogut të Nivelit të Lartë dhe punën e Parlamentit.

3) U ra dakord në faktin se, është thelbësore që Shqipëria të paraqesë rezultate në përmbushjen e prioriteteve kryesore që janë identifikuar si kryesore për hapjen e negociatave për anëtarësim. Komisioneri Fyle kujtoi rëndësinë e forcimit të pavarësisë, llogaridhënies dhe efikasitetit të gjyqësorit përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe nën drejtimin e Komisionit të Venecias. Komisioneri mirëpriti marrëveshjen mes Presidentit

të Republikës dhe Ministrit të Drejtësisë për të organizuar një konferencë të përbashkët kombëtare për reformën gjyqësore në tetor. Komisioneri theksoi se reforma në gjyqësore është e rëndësishme për të mbështetur sundimin e ligjit në vend dhe për të forcuar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

4) Pjesëmarrësit vunë në dukje faktin se pesë grupet e përbashkëta të punës mbi prioritetet kyçe janë krijuar më 18 shtator, ditë kur zhvilluan edhe takimin e tyre të parë. Ata ranë dakord se këto grupe pune nevojiten për të ndihmuar Shqipërinë që të përqendrohet në rezultate konkrete të reformave në secilin nga prioritetet kyçe dhe të sigurojë një proces të besueshëm, ndërsa përmbushja e prioriteteve kyçe duhet të monitorohet përmes standardeve të qarta dhe objektive, të përcaktuara në Udhërrëfyesin e Komisionit. Konkluzionet e grupeve të punës duhet të sigurojnë bazën për strukturimin dhe monitorimin e reformave në Udhërrëfyes. Gjithashtu u ra dakord se skedula e grupeve të punës do të jetë fleksibël. Parashikohet se do të zhvillohet 2-3 takime në vit, të mirë koordinuara edhe me takimet e Dialogut të Nivelit të Lartë.

5) Pjesëmarrësit diskutuan konkluzionet operative të miratuara nga ana e grupeve të punës më 18 shtator dhe i miratuan ato si pjesë përbërëse e këtyre konkluzioneve. Në bazë të diskutimeve dhe konkluzioneve të grupeve të punës dhe në përputhje me rekomandimet, përfaqësuesit e Shqipërisë bënë një përditësim të shkurtër të veprimeve të planifikuara për adresimin e pesë prioriteteve kyçe. Komisioneri theksoi rëndësinë e zbatimit të veprimeve të identifikuara nga ana e grupeve të punës dhe inkurajoi punën e mëtejshme në përputhje me masat e përcaktuara.

6) Është bërë thirrje për institucione të pavarura. Institucionet e pavarura duhet të luajnë një roli kyç në funksion të përmbushjes së kritereve politike dhe detyrimet sipas kushteve të BE. Në ky kontekst Komisioneri Fyle theksoi se duhen bërë përpjekje të mëtejshme për të përforcuar pavarësinë, de-politizimin dhe efikasitetit këtyre institucioneve në vijim.

7) Kryeministri Rama theksoi se angazhimi tu bërë pjesë e BE është i pashmangshëm, e kjo të bëhet në bazë të suksesit të reformave. Në këtë kontekst Shqipëria e konsideron vendimin për t’i dhënë statusin e vendit kandidat një inkurajim për përpjekjet e mëtejshme në procesin e reformave, të cilat në fund do të sjellin hapjen e bisedimeve. Kryeministri Rama shprehu shpresën se vendimi për të kaluar në hapin tjetër – hapjen e bisedimeve të pranimit – do të bëhet nëpërmjet një procesi të besueshëm, në bazë të

përmbushjes së pesë prioriteteve kyçe të vendosura në raportin e qershorit, dhe të miratuar nga Këshilli i Evropës.

8) Komisioneri Fyle theksoi se Komisioni është i gatshëm të vazhdojë mbështetjen e reformave që po bën Shqipëria me ekspertizë dhe mbështetje financiare.

9) Pala shqiptare konfirmoi angazhimin e saj për një dialog konstruktiv dhe të qëndrueshëm politik midis qeverisë dhe opozitës e cila është jetike për qëndrueshmërinë e procesit të reformave. Për më tepër, qeveria garantoi krijimin Këshillit Kombëtar të dhe u angazhua për të bërë atë sa më shpejt të jetë e mundur funksional, përmes një angazhim konstruktiv me të gjitha palët e interesuara.

10) U ra dakord që të përgatiten për takimin e ardhshëm të dialogut, dhe Shqipëria do të përgatisë raportin në bazë të Udhërrëfyesit të miratuar më 28 maj. Komisioneri Fyle theksoi nevojën që Shqipëria të mbetet e përqendruar në procesin e reformave dhe të tregojë me rezultate përmbushjen e 5 prioriteteve kyçe.

Lajme të ngjashme

Back to top button