fbpx

Dramë në një hotel të Brazilit: Merr peng disa persona i vesh me eksploziv (Video)

Një person i armatosur ka marrë peng disa persona, personel i hotelit në Brazilia dhe ua ka veshur atyre jelekët të mbushur me eksploziv. Ai ka urdhëruar rreth 300 mysafirë dhe personelin tjetër të hotelit që të braktisin ndërtesën.

Një hotel në kryeqytetin brazilian Brazilia sot ishte është vënë nën rrethim policor, pasi një sulmues i armatosur kishte marrë peng disa të presona të personalit të cilët i kishte nxjerr në ballkon duke treguar se ua kishte veshur jelekët me eksploziv, kurse mysafirëve dhe personelit tjetër të hotelit i kishte urdhëruar të braktisin hotelin, transmeton Telegrafi.

Dramën që po zhvillohej në hotel e ka transmetuar drejtpërdrejt televizioni brazilian ku shihet se si një mashkull me një mjet në dorë, që duket jetë pistoletë, i nxjerr pengjet në tarracën e një dhome në katin e 13-të të hotelit “Shën Petri”.

Në video shihej se si pengjet me duar të lidhura kurse mbanin të veshur jelekë të mbushur me eksploziv.

Rreth 300 mysafirë të hotelit dhe personeli e ka braktisur hotelin. Ndërsa, zjarrfikësit dhe policia kanë bllokuar hapësirën përreth hotelit “Shën Petri” dhe deri tash policia nuk ka identifikuar sulmuesin dhe nuk ka bërë të ditur nëse sulmuesi i armatosur ka ndonjë kërkesë.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close