fbpx

Ramush Haradinaj: konsensuali jam unë

Pas takimit konsultativ me Presidenten Atifete Jahjaga, kreu i AAK-së i propozuar nga blloku LDK-AAK-NISMA për kryeministër të vendit tha se ai është kandidati konsensual për kryeministër i propozuar nga tri parti, dhe i mbështetur nga një tjetër, tha ai duke iu referuar me këtë të fundit Lëvizjes Vetëvendosje e cila iu bashkua më vonë koalicionit paszgjedhor, shkruan Gazeta JNK.

“Unë jam kandidat konsensual për kryeministër i propozuar nga tri parti dhe i mbështetur nga një parti tjetër”, tha ai.

Haradinaj tha se takimi me Presidenten ishte “një mundësi e mirë” për konsulta të ndërsjella se si të zgjedhen institucionet.

“E shfrytëzova rastin t’i them Presidentes se këtë mundësi e kemi si shumicë parlamentare në parlamentin e vendit dhe besojmë se së shpejti shumica parlamentare në vend do t’i ndërtojë institucionet e vendit”, tha Haradinaj.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close