fbpx

Shabani: Nuk kam goditur nxënësen që më fyente, gjithçka ekzagjerohet

 

Nxënësit maqedonas të shkollës së mesme të kimisë, “Marija Kiri Sklodovska”, kanë protestuar, pas rastit kur një nxënëse e kësaj shkolle akuzoi profesorin e kulturës fizike Floren Shabani se e ka goditur atë.

Profesorët shqiptarë të kësaj shkolle thonë se kjo nuk është hera e parë që gjërat po ekzagjerohen dhe nga mediat maqedonas po marrin jehonë duke mos treguar realitetin. “Gjithçka e vogël në këtë shkollë bëhet përnjëherë e madhe kur janë në pyetje profesorët shqiptarë”, thonë profesorët.

Profesori i kulturës fizike shkollën e mesme të kimisë, “Marija Kiri Sklodovska”, Floren Shabani, për Portalb thotë se realiteti i ngjarjeve shpesh po deformohet nga mediat që tani më disa ditë kanë vënë në shënjestër ekzagjerimin e një ngjarje që ka ndodhur gjatë një konflikti verbal mes nxënësve të kësaj shkolle.

Profesori Floren Shabani, për Portalb, sqaron ngjarjen mes tij dhe një nxënëse maqedonase. “ Kishte ndodhur një konflikt verbal me nxënësve të kësaj shkolle dhe unë së bashku me kolegen janë Palevski shkuam tek ata që ti qetësojmë, ndërkohë Palevska I dërgoi tek psikologu I shkollës tre nxënës. Në këto momente deri sa mundohesha të qetsojë nxënëset që ishin kapur me fjalë të rënda, nxënësja maqedonase mu drejtua mua me fjalë shumë të ndyta se ti je shqiptarë nuk guxon të më flasësh mua duke shprazur gjithë mllefin me fjalë nga më të ndytat. Unë kisha me vete një fletë dhe ia afrova atë te goja që të kuptojë se duhet të ndalojë me fyerje të atilla. Kjo ka qenë e gjitha historia e kësaj ngjarje. Nuk ka pasur asnjë kontakt fizik dhe asgjë tjetër”.

 

Tags

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Mir ja ka bo se ka ardh koha me ngjall edhe ni her Enver Hoxhen edhe me ju kallxu se qysh arsimohet nxenesi e jo me shku ne shkoll me miniq edhe mos me pas dallim prej nje prostitutke .

Back to top button
Close