BDI thotë se për 100 ditë në qeveri ka realizuar 100 projekte

 

Zëvendëskryeministri për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferi, prezantoi projektet e realizuara nga BDI si pjesë e platformës së përbashkët qeveritare.

Sipas tij, prioritet kanë qenë integrimi i Maqedonisë në strukturat euro-atlantike, implementimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe Zhvillimi ekonomik i vendit.

“Gjatë këtij 100 ditëshi të parë janë realizuar më shumë se 100 projekte, ndërsa mbi 500 të tjera kanë filluar të realizohen. Një pjesë e këtyre projekteve janë në komunat kryesisht ët banuara me shqiptarë”, tha Musa Xhaferi.

Në pjesën e projekteve infrastrukturore ai përmendi projektet që kanë të bëjnë me ndërtimin e rrugëve dhe rinovimin e disa shkollave fillore dhe të mesme. Xhaferi theksoi gjithashtu se janë bërë investime edhe në zonat ekonomike në Strugë, Tetovë dhe Kërçovë.

“Sa i përket Marrëveshjes së Ohrit, kemi vazhduar angazhimin tonë me zbatimin e saj e cila paraqet bazë për forcimin e karakterit multietnik të shoqërisë sonë si dhe përparimin e raporteve mes bashkësive etnike. Në këtë drejtim gjatë 100 ditëshit, janë zbatuar politika që burojnë nga kjo marrëveshje. Në vazhdimësi punohet në përmirësimin e përfaqësimit adekuat si dhe zbatimit të politikave tjera që burojnë nga ky dokument”, tha Musa Xhaferi.

Edhe përkundër interesit të shprehur nga gazetarët, edhe zëvendëskryeministri Xhaferi u largua njëjtë si kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, pa iu dhënë mundësi gazetarëve që të shtrojnë pyetje. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Komentet

Back to top button