Përparojnë Durguti dhe Deari

Federata Botërore e tenisit ka publikuar sot listën më të re të renditjes së tenistëve, ndërsa për tenistët nga vendi ynë ka përsëri ngritje, pas paraqitjes së mirë që kishin në turneun e mbajtur në Nish të Serbisë.

Ngritje për 87 pozita ka përjetuar tenisti shkupjan Besir Durguti i cili në konton e tij ka regjistruar dhe pikën e 5-të, dhe tani është i 1310 në ATP renditje.

Shëndrit Deari
Shëndrit Deari

Ngritje kësaj radhe ka shijuar edhe Shëndrit Deari, i cili është radhitur për 7 pozita më mirë, dhe tani është i 1237-ti. Ngritje më të lartë ka përjetuar Tomisllav Jotovski, i cili ka fituar 15 pozita plus dhe tani është i 564-ti, ndërsa gjithashtu edhe Dimitar Grabul ka fituar 9 vende dhe është momentalisht i 664-ti në listë. Stefan Micov është në rënditje i 1294. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button